29 vjet nga Tragjedia e Otrantos, ministrja qan me ngashërim gjatë këngës së vajit në ceremoninë përkujtimore

0

Vlora përkujton sot një nga ngjarjet më të dhimbshme të historisë së saj në demokraci, Tragjedinë e Otrantos që u mori jetën 83 fëmijëve, burrave e grave të cilët u nisën nga bregu i Jonit drejt Italisë për një jetë më të mirë.

Trazirat e ’97-ës i detyruan të largoheshin nga Vlora, por një incident në Ngushticën e Otrantos me anijen luftarake italiane “Sibilla”, shkaktoi mbytjen e anijes shqiptare me emigrantë në bord.

Sot, në qytetin bregdetar të Vlorës është zhvilluar një ceremoni përkujtimore, ku të pranishëm kanë qenë kryebashkiakja Bruna Mersini, zëvendësministrja Megi Fino, deputeti Ardit Bido dhe ministrja Erjona Ismaili.

Gjatë këngës së vajit për 83 jetët që mori deti, ministrja Erjona Ismaili është parë e përlotur, deri në ngashërim, ndërsa një person tjetër i qëndron pranë dhe përpiqet ta qetësojë.

Pamjet janë publikuar nga faqja “Disidentët” dhe janë me dhjetëra komentues që e kujtojnë ende atë ditë dhe ndajnë kujtimet e trishta, kur gjithë Vlorën e kishte mbuluar një heshtje terri derisa u dha lajmi për ngjarjen tragjike në det.

Anija mendohet se kishte në bord 142 persona dhe 83 prej tyre humbën jetën.