“3 emergjenca me 3 procedura të ndryshme, pse vjen era korrupsion?”/ Rama: Ato ishin llahtar, por metodat nuk përcaktojnë zgjidhjen! Vetëm plehrat aman…

0

Boçi: Ti fole për lopë me dhëmbë peshkaqenësh dhe nuk di cfarë ndodh në Këshillin e Ministrave

Rama: Kur erdha si dëshmitar, në rolin e kryeministrit. Unë do shkelja kornizën e veprimtarisë time nëse do merresha me autoritetin kontraktor.

Une jam thjesht kryetari i Këshillit të Ministrave. Ju nuk e dini si funksionon.

Boçi: Ka VKM që përcakton përgjegjësine e çdo ministrie…

Rama: Po pse i thirrët ministrat, betimi është individual jo kolektiv. Për kështu më merrnit vetëm mua dëshminë.

Boçi: Në Elbasan shpallet emergjenca mjedisore, më dëgjo…të njëjtën situatë si në Fier dhe Tiranë, dhe përcaktohet procedura me negocim pa shpallje.

Për 3 situata të barabarta me të njëjtët njerëz pse u ndoqën 3 procedura të ndryshme koncesionimi?
3 emergjenca me 3 procedura të ndryshme, pse vjen era korrupsion?

Rama: Emergjenca është shpallur që në vitin 2014, kur erdhëm. Jo emergjencë por llahtar, katastrofë, turp. Unë nuk e shoh korrupsionin në këto metoda. Metodat nuk përcaktojnë qëllimin, thjesht zgjidhja që ti mendon në një moment të caktuar.

Nuk takoja dot një gjerman të vetëm që vinte në Shqipëria që nuk më pyeste cfarë ëstë ajo në Durrës, kishte marrë dhenë, unë doja të zhdukej kjo gangrenë.

Elbasani më thoshin kur shkoja për fushatë, edhe në 2009 dhe 2011, vetëm plehrat, aman plehrat.
Procedurat nuk janë gjë që duhet diskutuar, une dua zgjidhjen.

Boçi: Nuk është se kam dëshirë unë…Përgjegjësia juaj është që ju i menaxhoni në mënyrë efektive paratë për zgjidhjen.
Emergjenca mjedisore nuk mund të shpallet kur është si pasojë e keqmenaxhimit të pushtetit.

U shpallën, në Elbasan e drejtuar prej shumë vitesh nga PS, edhe në Durrës ashtu, në Fier, a rastësi është kjo?


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu