MAL I ZI-Tre shqiptarë janë dhunuar në Mal të Zi nga një numër i madh personash duke pësuar dëmtime të shumta në trup. Aktualisht Policia e Herceg Novit po merr deklarimet dhe po kryen ndalimin e personave të dyshuar.
Sipas burimeve personat që kanë dhunuar 3 shqiptarët janë serb dhe mendohet të kenë qenë 8 persona me uniformë.
Dyshohet se dhunuesit kanë qenë serbë nga Bosnja. Sapo i kanë dëgjuar të flisnin shqip, ata i kanë dhunuar.