3 sirianë sulmohen me thikë në kryeqytet, pësojnë lëndime në fytyrë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre sirianë janë sulmuar me thikë në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur më datën 25 tetor, por është raportuar së fundmi.

“Është raportuar se në hapësirat e një hoteli nga dy të dyshuar meshkuj, shtetas te huaj, tre viktimat meshkuj shtetas Sirian kanë pësuar lëndime trupore që dyshohet se janë sulmuar me mjete te mprehta-thikë. Viktimat kanë marrë lëndime në pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Rasti është duke u hetuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu