3 viktima! Sulmi me kallashnikov ndaj autobusit në Kosovë, Policia jep detaje

0

– Tre janë viktimat por edhe nuk ka asnjë të dhënë për autorin e të shtënave ndaj autobusit të shkollës, ngjarje që dje tronditi opinion publik në mbarë vendin. Dy nxënës, Ledion Hamzaj, 16 vjeç dhe Gentiana Mustafaj, 17 vjeç dhe shoferi i autobusit Gani Gjokaj ndërruan jetë si pasojë e një sulmi me armë zjarri drejt një autobusi në Gjollan të të Deçanit.

Sipas dëshmitarëve të tjerë të ngjarjes, një person u kishte dalë para me armë zjarri dhe i maskuar duke shtënë drejt tyre, për arsye që ende janë të paqarta. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmetaj, ka reaguar për ngjarjen teksa theksoi se po hetohet në dy tre pista, ndërsa në të gjithë vendin po zhvillohen akisone për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë që zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Pejës, Veton Elshani përjashtoi mundësinë e një akti terrorist.

Megjithatë në zonë kanë nisur kërkimet për autorin, por për shkak të motit të keq me shi, është bërë e pamundur përdorimi i qenëve, duke vështirësuar punën e efektivëve të Policisë së Shtetit. Ndërsa që dje në rrjet kanë nisur edhe mesazhet e rrëfimet prekëse të familjarëve të viktimave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu