Një person është arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë, lidhur me ngjarjen e djeshme, ku një punëtor ndërtimi, është aksidentuar në vendin e punës në qytetin e Vlorës.
30-vjeçari, Arbër Shakaj, ka rënë aksidentalisht nga kati i 3 i pallatit i cili është në ndërtim dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, teksa ai ishte duke punuar për ndërtimin e një pallati në lagjen “28 Nëntori”, në Vlorë.
“Vlorë/Informacion paraprak: Rreth orës 11:00, dyshohet se aksidentalisht, gjatë punës për ndërtimin e një pallati në lagjen ’28 Nëntori’, ka rënë nga kati i tretë i objektit, shtetasi A. Sh., 30 vjeç, banues në fshatin Sherishtë. 30-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës, ku aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rastit.”– njoftonte policia ditwn e djeshme.