30 vjetori i ‘Friedrich Ebert’, flet Rama: Kujt ia merrte mendja se do na pengonte Bullgaria për integrimin e mëtejshëm. Ballkani i Hapur është e ardhmja

0

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij mbrëmjen e sotme në takimin për 30 vjetorin e themelimit të fondacionit gjerman “Friedrich Ebert” në Shqipëri.

Nga ky takim, Rama ka folur edhe për cështjen e mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare që po shtyhet nga konflikti i Maqedonisë me Bullgarinë.

Ai tha se cështja e Bullgarisë doli papritur kur Shqipëria ishte fokusuar te Holanda, e cila ishte shteti kryesor që nuk jepte dritën jeshile për Shqipërinë.

“Kujt do t’i shkonte mendja se do dilte Bullgarinë? Kur ne e kishim fokusin te zgjedhjet në Holandë dhe kishim bindjes se sapo Holanda të cclirohej nga stresi, del Bullgaria. Askush nuk mund ta parashikojë 100% se nuk del një tjetër. Bullgaria deri para disa koëhsh ishte dakord dhe nuk kishte asnjë problem. Kjo do të thotë se ne duhet të fokusohemi te vetja jonë. Integrimi në fund të fundit është një proces transferimi dijesh. Ndihma e nevosjhme teknike për t’i përmirësuar gjërat”, tha ai.

Rama u ndal dhe te ideja e Ballkanit të Hapur, duke thënë se kjo është e ardhmja dhe se të gjitha shtetet do t’i bashkohen gradualisht në të ardhmen.

“Në lidhje me Ballkanin e Hapur, jam i bindur që kjo është ideja e duhur në kohën e duhur dhe të gjithë do e përqafojnë këtë ide hap pas hapi. Ne nuk kemi kohë për të humbur. Padiskutim kjo është e ardhmja. Nuk ka rrugë tjetër veccse të hapemi me njëri tjetrin. I japim vetes mundësinë të rrisim ekonominë. Nuk e ka luksin asnjë vend në BP që të lëra ekonominë mënjanë dhe të merret me politikën”, deklaroi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu