Basha pritet nga te rinjte ne sheshin “Skenderbej”. Basha: Faleminderit per kete pritje te ngrohte!
Sot po kujtojme nje ngjarje qe ka ndodhur 31 vite me pare, ku asnje prej jush ose shume pak prej jush kishin lindur, dhe entuziazmi i cili me pritet po me duket sikur ngjarja ka ndodhur sot. E mbaj mend ekzaktesisht se çfare ka ndodhur ketu ne kete vend 31 vite me pare. Ka qene nje kameraman aty tek akacia qe filmonte, nderkohe qe shtatorja e diktatorit po terhiqej zvarre per tu çuar per tek studentet qe ishin ne proteste, d.m.th rrezimi i simbolit te diktatures.