Arrestohet 32-vjeçari në Durrës/Ngacmoi seksualisht të miturën

0

Një 32-vjeçar është arrestuar nga ana e Policisë së Durrësit, për shkak se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Sipas Policisë autori i dyshuari per ngacmimin seksual është shtetasi me inicialet A.K, ndërsa hetimet për ngjarjen janë duke vijuar.

Ka pak detaje lidhur me ngacmimin e të miturës, identiteti i të cilës padyshim që nuk bëhet i ditur nga ana e Policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 32 vjeç, banues në fshatin Perlat, Durrës, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.