33 milionë euro për sulmuesin, Dortmund nuk “kursehet” në merkato

0

Dortmund ka filluar të lëvizë për sulmin. Pasi afroi Adeyemin, skuadra nga Signal Iduna Park synon një tjetër prurje. Verdhezinjtë kanë bërë një ofertë prej 33 milionë euro për sulmuesin e Ajax, Sebastian Haller.

27 vjeçari ishte protagonsit absolut me hollandezët në sezonin që lamë pas, duke “tundur rrjetën” më shumë se 20 herë në kampionat. Operacioni mund t’i kushtojë arkave të gjermanëve 38 milionë euro, përfshirë këtu edhe bonuset.

 

Ajaxxx

Ajax

 

Dortmundi ka një boshllëk në ofensivë, pasi pak javë më parë u privua nga shërbimet e Erling Haaland. Synimet për sezonin që po vjen janë të mëdha dhe për t’i arritur ato duhet një merkato e madhe. Kjo është kuptuar nga drejtuesit e gjigandit të Bundesligës, që kanë filluar tashmë kërkimet për merkaton.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu