Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Plepa-Shkozet. Sipas raportimeve, një 33-vjeçar me inicialet Xh.I., teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur ka përplasur një motor policie me të cilin udhëtonin dy efektivë të cilët ishin në detyrë.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk pati të lënduar ndërsa bëhet me dije se policia i ka vënë prangat 33-vjeçarit.
Njoftimi i Policisë
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. I., 33 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Plepa–Shkozet, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me motomjetin e Policisë, në të cilin ndodheshin dy punonjës të Policisë Rrugore që ishin në shërbim.
Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.





