35-vjeçari gjendet pa shenja jete në oborrin e banesës

0

Një 35-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në oborrin e banesës.

Viktima është gjetur i pajetë nga familjarët e tij në rreth orës 12:20 në fshatin Sovjan.

“Rreth orës 12:20 në fshatin Sovjan, është gjetur nga familjarët e tij, pa shenja jete, në oborrin e banesës, shtetasi K. H., rreth 35 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftuan blutë.