4.3 vite burg për sende dhune, shqiptar që vrau 19-vjeçarin grek: Nuk kam lidhje

0

23-vjeçari shqiptar i arrestuar për vrasjen e 19-vjeçarit Alkis Kampanos në Selanik mëngjesin e djeshëm u dënua me 4 vite 3 muaj burg për gjetjen e sendeve të dhunshme.

Pas vrasjes së Kampanos, policia e Selanikut kreu kontrolle në zyrën e një shoqate tifozësh, e cila ndodhej në katin e ndërmjetëm të një pallati në rrugën “Palaion Patron Germanou”. Efektivët e rendit sekuestruan shkopinj, thika, tuba, etj.

I riu shqiptar nuk pranoi të kishte lidhje me shoqatën e ultrasve dhe as me sendet e gjetura në të.

“Më kanë rastisur çelësat që hapin dyert e shoqatës. Nuk kam asnjë lidhje me sendet e gjetura. Nuk e di kush tjetër do të shkojë në këtë vend. Unë shkova me miqtë e mi, gjithashtu nuk e di kush tjetër i ka çelësat, ashtu siç nuk e di kush i mblodhi të gjitha këto sende që u gjetën”, deklaroi ai në seancën e sotme gjyqësore.

I riu shqiptar do të gjykohet më tej për krimin e kryer.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu