Autoritetet në Angli kanë arrestuar katër shqiptarë pasi merreshin me kultivimin e kanabisit në dy ferma në Mutley dhe Keyham. Më 25 gusht policia ndaloi ndaloi dy makina BMW M5 që po shkonin drejt Plymouth dhe arrestoi nën dyshimin e furnizimit me drogë të klasit B, dy vëllezërit shqiptarë 36-vjeçarin Fatjon Kurmekaj dhe vëllain e tij 34-vjeçarin Fatmir Kurmekaj.
Oficerët më pas kryen dy bastisje në dy prona në Kingsley Road në Mutley dhe Warleigh Avenue në Keyham. Në secilën pronë oficerët gjetën sasi të mëdha kanabisi dhe një mashkull të vetmuar në secilën shtëpi. Dy burrat në ato prona përsëri shtetas shqiptarë u arrestuan të dy me dyshimin se prodhonin kanabis: 20-vjeçari Adrian Kurmekaj, kushëriri i dy burrave të arrestuar në M5 dhe 29-vjeçari Teslim Muhmutaj. Policia tha se gjeti një sasi të madhe të bimëve kanabis në të dy pronat, 64 bimë në pronën e Warleigh Avenue, ku oficerët gjithashtu gjetën një sasi të madhe kanabisi të grumbulluar dhe 114 bimë të tjera në pronën e Kingsley Road.
Të katër u dërguan në stacionin policor Charles Cross, ku u intervistuan para se të akuzoheshin të gjithë për prodhimin e kanabisit të klasit B. Fatjon Kurmekaj u akuzua gjithashtu për drejtimin e një Mercedes C220 pa patentë dhe pa sigurim. Sipas mediave britanike Fatmir Lurmekaj u akuzua për drejtimin e një BMW X5 të zi pa patentë dhe pa sigurim. Fatjon Kurmekaj, Fatmir Kurmekaj, Adrian Kurmekaj dhe Teslim Muhmutaj të gjithë u paraqitën në Gjykatën e Magjistraturës të Plymouth më 27 gusht. Të katër u dërguan në paraburgim dhe më pas do të paraqiten në Gjykatën e Plymouth Crown më 27 shtator për një seancë dëgjimore dhe vendimin përfundimtar.