4 të vdekur deri më tani! KUJDES, kjo është sfida e rrezikshme që po qarkullon në “Tik Tok”

0

Katër persona kanë humbur jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi provuan një sfidë të rrezikshme, që po qarkullon në rrjetin social “Tik Tok”.

Ngjarja ka ndodhur në shtetin e Alabamas, ku viktimat provuan sfidën, e cila konsiston në hedhjen në det nga pjesa e pasme e një anijeje, ndërsa lundron me shpejtësi.

Të gjithë pjesëmarrësit në këtë sfidë, duhet të hidhen në ujë nga pjesa e pasme e varkave që lëviz me shpejtësi të madhe. Autoritetet në Albama kanë bërë thirrje që një praktikë e tillë të ndalet, për shkak të humbjeve të jetëve.

Në katër rastet e rënda, në momentin që ata janë përplasur në ujë kanë thyer qafën dhe si pasojë kanë ndërruar jetë në vend.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu