Një grua 27-vjeçare është arrestuar nën dyshimin për pakujdesi ndaj fëmijëve pasi katër fëmijë humbën jetën nga zjarri në një shtëpi në Londër.
Fëmijët me emrat si Kyson, Bryson, Leyton dhe Logan, u shpallën më vonë të vdekur në spital.
Në rrjet janë publikuar pamjet e vogëlushëve, të kapur dorë për dore pak muaj para se të ndërronin jetë.
E arrestuara ishte dadoja e fëmijëve e cila I kishte harruar dhe kishte dalë nga banesa, gjë e cila shkaktoi humbjen tragjike.
Nëna e tyre e shkatërruar Deveca Rose dyshohet se ishte jashtë kur flakët shpërthyen në katin e parë të banesës.
Gjyshi i djemve shkroi në Facebook: “Jam i shkatërruar kur them se zjarri i tmerrshëm i shtëpisë që ndodhi mbrëmë në Sutton, që çoi në humbjen e jetës së katër fëmijëve, ishin nipërit e mi të mahnitshëm, të zgjuar dhe të bukur.
“Kyson dhe Bryson, katër vjeç, dhe Leyton dhe Logan, tre vjeç, u morën shumë shpejt dhe do të jenë gjithmonë në zemrat dhe mendimet tona.
“Djema, ju dua përgjithmonë. Gjyshi xx