40-vjeçari i bezdiste gruan/ Burri nga Delvina nuk përmbahet, merr shokun dhe e rreh me grushte

0

3 persona janë vënë nën hetim nga policia e Delvinës të akuzuar për veprat “Përndjekja” dhe penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Më konkretisht një 47-vjeçare ka bërë kallëzim se përndiqej nga 40-vjeçari A.H.

Ndërkaq bashkëshorti i 47-vjeçares ka marrë edhe shokun e tij duke rrahur burrin që përndiqte gruan e tij.

Njoftimi

Komisariati i Policisë Delvinë njofton se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë u proceduan penalisht shtetasit:

H., 40 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Përndjekja”;
A., 47 vjeç dhe A. T., 27 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.
Procedimet penle u kryen pasi sipas Policisë, një shtetase 47 vjeçe, banuese në Delvinë, ka bërë kallëzim se është përndjekur nga shtetasi A. H., të cilin më pas e ka goditur me grushte bashkëshorti i 47-vjeçares, shtetasi L. A. dhe shoku i këtij të fundit, shtetasi A. T.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu