Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar bashkie, Fredi Beleri. Mësohet se hetimi për të ka nisur që në datën 8 maj.
Sipas gazetares së News24, Klodiana Lala, shtetasi Pandeli Kokaveshi është filmuar duke dhënë 400 mijë lekë për 8 vota.
Personi që ka marrë paratë ka qenë i infiltruar nga policia dhe prokuroria. Sipas burimeve, në përgjime dhe vëzhgime del edhe vetë Beleri.
Po kështu mësohet se personi që ka marrë paratë nuk është ndaluar sepse ka qenë i autorizuar nga policia dhe prokuroria.