Ekstradimet/ Alibeaj: Pse nuk i kërkuat në këmbim Spanjës njohjen e Kosovës

0

Nën-kryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka kritikuar qeverinë shqiptare për sjelljet e saj në marrëdhëniet ndërkombëtare. Teksa diskutohej në Komisionin e Sigurisë projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës si shtesë e Konventës Evropiane për Ekstradimin të vitit 1957”, Enkelejd Alibeaj deklaroi se qeveria shqiptare ka detyrim moral që të kërkojë nga Spanja njohjen e Kosovës.

‘A nuk ishte detyrim moral, i shtetit shqiptar, teksa i bënte ketë favor Spanjës, t’i kërkonte njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kështu negociohet në marrëdhëniet ndërkombëtare. Po ne pranojmë këtë pjesë por kemi detyrimin moral të kërkojmë njohjen e Kosovës.’-tha Alibeaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu