Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka lënë në burg pronarin dhe shoferin e kamionit që u kapën mbrëmjen e së dielës në portin e Durrësit me 45 kg heroinë me mbishkrimin “banane”. Pronari i kamionit Arjan Cerma dhe shoferi Olgert Duda u lanë në qeli pa afat.
Eshtë zbuluar edhe një lloj metode që përdorej për të bërë të mundur kalimin e kamionit pa probleme. Kamioni futej në skaner dhe kalonte i pastër. Sa kalonte pikat e kontrollit dhe para se të futej në traget, shoferi niste skemën e inskenimit, bënte sikur i prishej koka kamionit, që zëvendësohej me një tjetër, brenda së cilës ishte fshehur heroina e cila nuk kontrollohej më.
Kjo skemë është përdorur disa herë, sipas burimeve nga hetimet. Por të dielën u zbulua në bazë të informacioneve në rrugë operative.