Mbyti gruan/ Babis Anagnostopoulos transferon pronën tek vajza e tij

0

GREQI- Babis Anagnostopoulos, i cili po vuan dënimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Caroline Crouchs, ka vendosur t’i transferonte të gjithë pronën vajzës së tij, Lidias.

I dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen brutale të Caroline ka urdhëruar që prona e tij personale t’i kalojë vogëlushes. Sipas një raportimi të Star, vendimi është marrë pak ditë më parë dhe tashmë po zhvillohen procedurat për t’i kaluar gjithçka fëmijës, shkruan Protothema.

Vendimi i Babis Anagnostopoulos vjen në një kohë kur prindërit e vajzës së ndjerë po mendojnë seriozisht ndryshimin e mbiemrit të vogëlushes. Babai i Caroline kishte deklaruar në një intervistë se do të bëjë gjithçka që mundet që Babis Anagnostopoulos të mos e shohë sërish Lidian.

Babis Anagnostopulos u arrestua një muaj mbrapa, pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu