5 ditë kërkime për trupin e Ardit Beshirit/ Babai i të riut: Shteti të më ndihmojë! Menaxherja e firmës i dha urdhër djalit që të punonte aty ku rrëshqiti dheu

0

BURREL- Prej 5 ditësh vijojnë kërkimet për gjetjen e 29-vjeçarit Ardit Beshiri, i cili u rrëmbye bashkë me mjetin eskavator teksa po punonte në një stog minerali në zonën e njohur si Qaf Burrel të Klosit. Edhe pse kërkimet vijojnë pa ndërprerje ende nuk është gjetur trupi i pajetë i të riut. Babai i të riut, Nerim Beshiri në një dalje për ‘Report Tv’ apelon për ndihmë nga shteti për gjetjen e trupit të tij duke shtuar gjithashtu një detaj të rëndë. Ai tha se djali i tij mori urdër nga menaxherja e firmës që të punonte në vendin ku rrëshqiti dheu.

Gjithashtu tha se nga pesë ditë kërkime kanë mundur të gjejnë vetëm sende metalike dhe këpucë. Babai shtoi më tej se djali i tij i kishte thënë dy ditë para fatkeqësisë që ka një punë të rrezikshme.

“Shteti të më ndihmojë. E kërkojmë djalin prej 5 ditësh, janë gjetur sende metalike dhe një këpucë. Nuk ka aparatura që gjejnë trupin e njeriut, shteti të kërkojë ndihmë nga fqinjët. Menaxherja e firmës i dha urdhër djalit që të punonte aty ku rrëshqiti dheu. Djali punonte në këtë firmë prej 4-5 vitesh, askush s’erdhi të më japë ngushëllime. Djali më tha dy ditë para fatkeqësisë që ka punë të rrezikshme,” tha ai.