– Australianët po mbajnë zi ditwn e sotme për një tragjedi kombëtare të tmerrshme kupesë fëmijë u vranë në një aksident në një kështjellë lodër.
Sipas BBC, kryeministri Scott Morrison tha se fëmijët ranë rreth 10 metra pasi një erë e shtyu kështjellën drejt qiellit në një panair shkollor në Tasmania të enjten. Policia i identifikoi viktimat si 11-vjeçari Addison Stewart dhe 12-vjeçarët Zane Mellor, Jye Sheehan, Jalailah Jayne-Maree Jones dhe Peter Dodt. Tre fëmijë të tjerë mbetën në gjendje kritike të premten kurse një tjetër fëmijë i plagosur ka dalë nga spitali. Policia tha se prindërit e viktimave nuk donin të flisnin publikisht, por të afërmit e tjerë kanë bërë homazhe në internet. Tezja e Peter Dodt, Tamara Scott shkroi se djali i ri ishte plot jetë dhe aventura.
“Unë as nuk e di se çfarë të shkruaj në këtë fazë. Të gjithë janë të shkatërruar, ajo ishte gjithmonë një shpirt i ëmbël dhe shumw i sjellshëm”, tha halla e Addison Stewart, Meg Aherne.
Zane Mellor u përshkrua nga një mik i familjes si një djalë i mrekullueshë” dhe një shpirt i bukur, i kujdesshëm dhe i butë. Banorët e Davenport kanë lënë lule, lodra të buta dhe homazhe të tjera para shkollës Morrison e quajti një tragjedi të tmerrshme dhe tha se si prind nuk ka fjalë. Aksidenti në shkollën fillore Hillcrest ka shkatërruar Devonportin, një qytet me më pak se 30,000 banorë.
Është ende e paqartë se si ndodhi ngjarja. Byroja e motit në Australi regjistroi shpejtësinë e erës midis 7 km/h dhe 22 km/h të enjten në mëngjes, një interval që konsiderohet mesatar. Policia tha se do të hetojë nëse kështjella kërcyese ishte e lidhur në tokë. Rreth 40 nxënës nga klasa e pestë dhe e gjashtë kishin marrë pjesë në ditën argëtuese. Mësuesit dhe të rriturit e tjerë nxituan për të dhënë ndihmën e parë përpara se të arrinin mjekët.
Ka pasur incidente të tjera fatale në kështjellën kërcyese. Në vitin 2019, dy fëmijë u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën në një aksident të ngjashëm në Kinë. Një vit më parë, një vajzë vdiq në Mbretërinë e Bashkuar pasi u hodh nga një kështjellë kërcyese që dëshmitarët okularë thonë se shpërtheu në një plazh të Norfolk. Dhe dy punëtorë të panairit u burgosën për vrasje nga pakujdesi pasi një kështjellë kërcyese u shpërtheu me shtatë vjeçarin Summer Grant brenda, në Essex, në mars 2016.