5 gola Salernitanës, 103 në vitin 2021/ Inter i Simone Inzaghit është një makineri

0

Gjithçka e lehtë për Interin e Simone Inzaghit. Në javën e 18-të të Serie A, zikaltrit fitojnë me shifrat 5-0 përballë Salernitanës.Kampionët e Italisë e zgjidhën ndeshjen shumë shpejt, pasi Perisic realizoi pas një goditjeje këndi në minutën e 11-të.

Dumfries më pas shënoi edhe golin e dytë, që e çoi ndeshjen në rrjedhën që Interi donte. Tre pikët as që diskutoheshin për kryesuesit e Serie A.Festa ka vijuar edhe në 45 minutat e dyta, kur Sanchez dhe më pas Martinez plotësuan “pokerin” e golave.

Në fund një shenjë e la edhe Gagliardini me golin e pestë në portën e Salernitana, që renditet në vendin e fundit në klasifikim. Skuadra e Interit ka shënuar 103 gola për vitin 2021, kjo shifër mund të rritet pasi në mesjavë kampionët e Italisë do të luajnë ndaj Torinos.