5 mijë lekë shpërblim për fundvit, të moshuarit e presin me ironi: Një shami e Ramës kushton më shumë

0

TIRANË- Pensionistët nuk e kanë pritur aspak mirë ndarjen e 5 mijë lekëve shpërblim nga qeveria. Në një prononcim për OraNews, ata shprehen se rritja e çmimeve të të gjitha produkteve bazë, bën që shpërblimi të jetë i pamjaftueshëm.

“Ҫfarë janë 5000 lekë, asgjë s’janë. Nuk mjaftojnë,”- thotë një i moshuar.

“Një fatkeqësi, bota marrin nga 100 €, kurse neve na jep 5000 lekë. Ҫfarë do të blesh me ato, por hajt, bereqaves,”- thotë një tjetër.

“Me 5000 lekë… Edi Rama dhe shamitë që blen i ka më të shtrenjta. Ti vijë turp se s’kemi me ҫfarë të jetojmë,”- thotë dikush më tej.

“Do të lajmë borxhet. Po ilaҫet, sa janë?! Të shkosh të blesh ilaҫet në farmaci shkojnë në 5000-6000 lekë,”- vijon një tjetër.

“Të gjitha të mirat do ti bëjmë,”- thotë një i moshuar me ironi.

Pensionistët me pension pleqërie, invaliditeti, familjar dhe social, përfitojnë shpërblim në masën 5,000 lekë. Efektet financiarë për këtë masë llogariten 3,5 mld lekë. Sipas vendimit shpërblimet do të kalojnë në llogaritë e pensionistëve në muajin dhjetor 2022 dhe do të paguhen gjatë këtij muaji. Në rastet kur pagesat efektive nuk kryhen brenda muajit dhjetor 2022, ato do të paguhen gjatë vitit të ardhshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu