5 orë pritje në aeroportin “Malpensa”, fluturimi Milano- Tiranë shtyhet dy herë pa asnjë shpjegim, shqiptari denoncon: Air Albania po tallet me ne!

0

ITALI- Shqiptarët kanë hasur sërish probleme me fluturimin e tyre nga Milano në Tiranë në aeroportin “Malpensa”. Kësaj here shqiptarët kanë hasur problem me kompaninë “Air Albania” e cila ka shtyrë dy herë fluturimin e planifikuar për në orën 15:20.

Pasagjeri denoncon se fluturimi u shty për në orën 19:30, pa asnjë informacion të qartë. Por as në orën 19:30 fluturimi nuk u zhvillua pasi u shty sërish për në orën 21:30. Pasagjerët kanë pritur për më shumë se 5 orë pa asnjë shpjegim. Pasagjeri më tej shkruan se Air Albania po tallet me shqiptarët.

Mesazhi i qytetarit:

Shihni se si i torturojnë shqiptarët nëpër aeroportet Malpensa-Tiranë. Fluturimi që ishte planifikuar për në orën 15:20 është shtyrë në orën 19:30, dhe ende nuk dihet nëse është përfundimtare. Air Albania, pa njoftuar paraprakisht, vjen këtu në orën 1 dhe pret për 5 orë. E shtyn përsëri për në orën 21:30. Ju lutem postojeni që të shikohet se si tallen me shqiptarët Air Albania.