5 të vdekur nga varianti i ri i koronavirusit në Britani, ekspertët: Të rikthehen maskat në transportin publik

0

Varianti i ri i koronavirusit “Arcturos” vazhdon të përhapet me shpejtësi në Britaninë e Madhe.

Ekspertët paralajmërojnë se maskat mbrojtëse duhet të kthehen në transportin publik për të parandaluar përhapjen e mutacionit.

Pesë britanikë kanë vdekur nga lloji Arcturus, sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa 135 raste janë zbuluar deri tani, teksa ka nga ata që janë riinfektuar.

Profesor Stephen Griffin, kryetar i Independent SAGE, argumentoi se njerëzit duhet të testohen rregullisht për koronavirus dhe të vendosin maska ​​​​për fytyrën për t’u mbrojtur nga virusi.

“Kjo mund të duket si një rikthim në vitin e kaluar, por realiteti është se virusi vazhdon të dëmtojë dhe ata që janë më pak të aftë për të përballuar vazhdojnë të vuajnë”, tha Stephen Griffin për MailOnline.