“50 giga internet falas nëse bëni vaksinën”, shteti ngjitur me Shqipërinë vjen me ofertë ‘tunduese’ për të rinjtë

0

Greqia po vendos shpërblime për të rinjtë që pranojnë të vaksinohen kundër covid-19. Së fundmi mediat greke raportojnë se është vendosur një shpërblim duke dhënëve një sasi interneti falas në celularët e tyre për këdo që pranon të vaksinohet.

Konkretisht duke nisur që nga 11 tetori, 50 GB internet falas do të jenë në dispozicion për tu përdorur nga të rinjtë e moshave 15-17 vjeç të cilët janë të vaksinuar plotësisht ose kanë marrë dozën e parë të vaksinës anticovid. Ky shpërblim do të jetë në dispozicion për 5 muaj radhazi ku çdo muaj të rinjtë e vaksinuar do tu shpërndahen nga 10 GB internet.

Nga ana tjetër një filozofi e ngjashme do të përdoret për një grup moshë tjetër tek të rinjtë që janë deri në 29-vjeç ku parashikohet që të ulen tarifat e telefonit celularë pas vaksinimit. Vlefshmëria e këtyre uljeve do të jetë deri më 1 janar të viti 2022.

Përfitimi është domethënës dhe bazuar në të dhënat e Zyrës së Kontabilitetit të Përgjithshëm të Shtetit në Greqi, po flasim për 68 milionë euro në total për qytetarët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu