DURRËS- Lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Durrës ku 50-vjeçari Dritan Nasudi ndërroi jetë tekas ishte duke punuar në fabrikën e aluminit, mësohet se janë arrestuar 2 përgjegjësit e sigurisë. Këta të fundit akuzohen për ‘shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Në vijim të informaconit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për shtetasin D. N. që humbi jetën gjatë punës në një firmë për përpunimin e duraluminit, pasi dyshohet se u dëmtua nga një makineri, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit L. H., 47 vjeç, banues në Durrës dhe G. A., 52 vjeç, banues në Tiranë, përgjegjës për sigurinë në këtë firmë”, njofton policia.