Rreth 500 euro po kushton pazari për ta angazhuar një detektiv privat në Prishtinë. Ekspress shkruan se ryeqytetasit e Kosovës po e ndjekin kryesisht këtë metodë për të ndjekur partnerin, familjarë, shokë apo kolegë pune. Shërbimet që marrin janë fotografi e video.
Gjetja e detektivit është e lehtë, pasi marrëveshja bëhet në internet. Madje emrat që operojnë në Prishtinë, kanë bashkëpunime edhe në Shqipëri. Fakti që nuk njihen në Tiranë, u jep një avantazh për të punuar më qetë.
Por kjo veprimtari nuk lejohet në Kosovë, madje konsiderohet përndjekje dhe dënohet nga 3 deri 15 vjet burg.
“Fotografimi, xhirimi i pa autorizuar edhe kjo është shkelje qe dënohet deri 12 vite janë shkelje që cenojnë privatësinë e secilit qytetar dhe nuk ka të drejtë askush ta bëjë një gjë të tillë,”- thotë avokati Skënder Musa, i cili propozon që kjo punë të rregullohet me ligj.
“Ato prova ku mbesin, kjo është shqetësuse sepse bën shkelje të privatësisë e të shumë të drejtave tjera të personit,”- shprehet Drizan Shala.