500 Euro për ndërtimin pa leje, denoncimi për policët në Belsh

0

Gjoshi deklaron me përgjegjësi, se mbaroi punë me policët e Bashkisë Belsh, të cilët e lejuan të ndërtonte pa leje, pasi morën ryshfetin.

BELSH- Ylli Gjoshi, një banor i fshatit Seferan në Belsh, denoncon në “Stop” policët e Bashkisë Belsh dhe policët e komisariatit Belsh, pasi sipas tij, i kanë marrë 500 Euro që t’i lejonin një ndërtim pa leje që kishte nisur.

“Duke e ndërtuar ka ardhur policia bashkiake dhe më ka ndaluar punimet, më ka thënë nuk ke leje. I kam thënë unë lejen e nxjerr, sa bën leja, e nxjerr. Polici i Bashkisë, më ka thënë m’i jep mua lekët sepse ta nxjerr unë lejen. Më mori 500 Euro dhe më lejoi deri afër përfundimit. Agron Hysa, polici i Bashkisë së Belshit. Nuk e kam të dokumentuar. Më lejoi të gjitha punimet. Isha duke rrethuar avllinë, e mbarova ndërtimin, vetëm me 500 Euroshin që mori ai në xhep”, tha denoncuesi

Gjoshi deklaron me përgjegjësi, se mbaroi punë me policët e Bashkisë Belsh, të cilët e lejuan të ndërtonte pa leje, pasi morën ryshfetin.

Sapo Ylli Gjoshi nisi të rrethonte ndërtimin me mur, u shfaqën policët e komisariatit, të cilëve u kishte dhënë 500 Euro në makinën e policisë. Këto deklarata Ylli i përforcon me videot e shtëpisë së tij, ku duken edhe lëvizjet e policisë.

“Në moment që fillova te avllia, dy policë, këta ishin të shtetit këta. Njëri Skënder Nipolli, tjetrin e quajnë Genc Çalja. Vinin çdo ditë me makinë e tyre private dhe më kërkonin lekë. I jepja ndonjë kafe, ndonjë 50-çe, ndonjë 100-ce atyre dhe iknin. Vinin thoshin je pa leje. Thashë unë ore ça pa leje, po qesh unë pa leje shkoni në bashki. Tha ato, nuk vijmë për bashkinë, ne vijmë për veten tonë, pse për bashkinë vijmë tha ne, bashkia mbaroi punë këtu. Morën lekët atë ditë, ikën. Pas 2-3 ditësh erdhën me furgon. Sapo pata vendosur kamerat e shtëpisë sepse e kam pasur shtëpinë pa kamera. Nuk e hëngrën që e kisha shtëpinë me kamera. Vendosa kamerat e shtëpisë unë se nuk e grisja dot më. Erdhën a ty, siç e lamë muhabetin tha, shpejt 500-çen. 500 Euro dhe Lekë njësoj janë në këtë moment. Lekë i dhashë, 500 mijë lekë. Këta të dy policat. Hajde tha se do të marrin brenda. Për këto deklarata mbaj përgjegjësi unë dhe familja ime. Dërgova çunin, mori 500 mijë lekë te bashkëshortja, i solli dhe ia dhashë unë. Më tha, futi në furgon. Ikën u larguan. Kam dhënë 500 mijë lekë brenda në makinë, jam filmimet, janë kamerat”, tha ai.

Marrë nga Tv Klan


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu