500 traktorë “pushtojnë” qendrën e Madridit, fermerët spanjollë në protestë: Pa fshat, qyteti nuk ha!

0

MADRID- Fermerët spanjollë kanë arritur ditën e sotme në qendër të Madridit ku kolona të gjata traktorësh pushutan qytetin në shenjë proteste. Mijëra fermerë nga e gjithë Spanja dolën në rrugët e Madridit duke iu përgjigjur thirrjes së Union de Uniones dhe grupeve të fermerëve të cilët po protestojnë në vendet e tyre.

500 traktorë arritën në qendër të qytetit ku mbanin pankarta “Bota rurale po vdes” ose “Pa fshat, qyteti nuk ha”. Kulmi i një lëvizjeje zemërimi që filloi tre javë më parë e cila solli shumë bllokime trafiku dhe shkaktoi disa tensione me forcat e rendit. I pyetur në televizionin publik, koordinatori kombëtar i Union de Uniones, Luis Cortes i bëri thirrje qeverisë spanjolle të bëjë më shumë për të “thjeshtuar” procedurat administrative dhe mbrojtjen e fermerëve.

Përveç demonstratës në Madrid, sot u zhvilluan disa mitingje në Spanjë, kryesisht në Murcia , Palencia dhe Malaga pas thirrjes nga tre organizata Asaja, e COAG dhe UPA. Në një deklaratë, ministri i Bujqësisë, Luis Planas siguroi se ai është plotësisht i përfshirë për të sjellë përgjigje për shqetësimet e fermerëve duke kujtuar se ai shpalli javën e kaluar një paketë masash mbështetëse në këtë sektor pas një takimi me sindikatave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu