Pas 12 vitesh në Itali mes Fiorentinës (7 sezone) dhe Milanit (5 sezone), Manuel Rui Kosta zgjodhi që dy vitet e fundit si futbollist t’i kalonte te Benfika, skuadra ku kishte nisur rrugëtimin e tij si profesionist.
Dy sezone deri në verën e vitit 2008 Manuel Rui Kosta u bë drejtor sportiv i Benfikës, ndërsa nga viti 2021 është president i klubit. Që nga emërimi i tij si drejtuesi ai ka kryer një mori operacionesh, por dhjetë prej tyre janë më të rëndësishme e që i kanë vlejtur klubit një përfitim prej më shumë se gjysmë miliardi euro. Praktikisht 621,8 milionë euro të arkëtuara nga shitja e një grupi lojtarësh të blerë për 88,4 milionë euro.
Dhjetë futbollistë të blerë për shuma modeste e të shitur nëpër klubet më të mëdha të Europës për shifra stratosferike. Enco Fernandez është i fundit nga lista prestigjioze ku spikasin emra si Di Maria apo Darvin Nunjes. Në thuajse 15 vite me Rui Kostën në bordin drejtues, Benfika ka fituar 6 kampionate portugeze, dy Kupa të Portugalisë, shtatë Kupa të Ligës, katër Superkupa portugeze.