56 vjeçari me aftësi të kufizuara ngjitet në malin Snowdown duke përdorur gjunjët

0

Një burrë, i cili humbi të dy këmbët në një aksident në vitin 1992 përfundoi më sukses misionin e tij të bamirësisë, shkruan Daily Mail.

Ai ngjiti malin Snowdon për 13 orë duke përdorur duart dhe gjunjët. Paul Ellis, 56 vjeç, humbi të dy këmbët pas një dëmtimi në shtyllën kurrizore, por kjo gjë nuk e pengoi atë të ngjiste qindra kilometra.

Gjesti i Paul për të mbledhur  para për fëmijët me aftësi të kufizuara  u duartrokit nga alpinistët e tjerë ndërsa ai ngjiti malin me lartësi prej 3 560 metrash. Deri më tani Ellis ka mbledhur më shumë se 18,000 paund për organizatën bamirëse Amp Camp.

Paul tha: ‘Kam ngjitur 3 kilometra për rreth tre orë, ndërsa dy kilometrat e fundit më kanë marrë më shumë kohë, rreth 9 orë.

“Sigurisht që kam marrë disa dëmtime në krahë  dhe gjunjë por me mbështetjen e njerëzve, ia dola.” “Është sfidë dhe kjo është arsyeja pse doja ta bëja – për të rritur ndërgjegjësimin dhe fondet për fëmijët.  Një sfidë e vështirë, por që ia vlen të bësh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu