59 kg kokainë mes qymyrit, bllokohet anija “Unistream” në Durrës, ruhet me polici

0

Në datën 16 maj, anija “Unistream”, me kapiten një shtetas rus, mbërriti në portin detar të Durrësit.

TIRANË- Anija “Unistream”, me flamur të Antigua Barbuda, nga Ishujt Karaibe e ngarkuar me 6500 ton qymyr, brenda të cilës u gjetën 59 kilogramë kokainë është bllokuar nga autoritetet. Mësohet se anija ruhet me polici, pavarësisht se ka përfunduar kontrolli dhe brenda saj nuk ka më lëndë narkotike, por vetëm minerale.

Mjeti lundrues ishte nisur nga porti i Monrealit në Kanada me datë 2 prill, ndërsa më pas, në datë 5 maj, ka mbërritur në portin e Baie Comeau (Kanada). Në datën 21 prill anija është ankoruar në portin e Port-au prince Haiti (Haiti), ndërsa me datë 26 prill ka bërë stacionin e fundit para se të mbërrinte në portin e Durrësit, në portin Barranquilla në Kolumbi.

Në datën 16 maj, anija “Unistream”, me kapiten një shtetas rus, mbërriti në portin detar të Durrësit. Fakti që qymyri nuk kalon në skaner, ka bërë që trafikantët ta shikojnë si një mundësi të mirë dhe me më pak risk për të kryer aktivitetin e tyre të transportimit të drogës që deri më dje vinte në ngarkesa me banana e fruta ekzotike. Por këtë herë nuk ishte kontrolli ai që i nxorri zbuluar. Ngarkesa është ‘spiunuar’ dhe ka bërë që autoritetet të ushtronin kontroll me imtësi. I vetmi i ndaluar për ngarkesën në fjalë është kapiteni rus. Ende nuk dihet në duart e kujt do të përfundonte droga.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu