Mbremjen e sotme, një 60-vjeçar i identifikuar si Kostaq Prendo është gjetur i varur në banesën e tij në Korçë. Burime për Faxweb bëjnë me dije se dyshohet për vetëvrasje, pasi sipas fqinjëve 60-vjeçari vuante nga depresioni. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes së rëndë.