EMRI/ Tentoi të korruptonte efektivin, arrestohet 59-vjeçari në Durrës

0

DURRËS- Një 59-vjeçar është vënë në pranga në Durrës. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi 59-vjeçari nuk iu bind policisë për të ndaluar mjetin si dhe i ofroi efektivit para që ta korruptonte. Ai gjithashtu po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Policia vën me dije se patrulla ka ka ndaluar në zonën e plepave për verifikime automjetin e Izet Ymerit. Kur i kanë kërkuar efektivët që të bëjë testin e alkoolit, 59-vjeçari ka ofruar 1000 lekë. Punonjësit e Policisë kryen testin e alkoolit, i cili rezultoi 0.86 mg/l. I arrestuari akuzohet për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, si dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Durrës/ Nuk iu bind Policisë, për të ndaluar automjetin që e drejtonte i dehur, si dhe ofroi para, që të mos kryente testin e alkoolit dhe t’i shmangej arrestimit, vihet në pranga 59-vjeçari. Gjatë patrullimeve, me objektiva përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe monitorimin e qarkullimit, patrulla e Policisë Rrugore e DVP Durrës ka ndaluar në zonën e plepave, për verifikime, automjetin me drejtues shtetasin Izet Ymeri., 59 vjeç, banues në Lushnjë.

Sapo i është kërkuar nga punonjësit e Policisë, që të bëjë testin e alkoolit, 59-vjeçari ka ofruar 1000 lekë. Punonjësit e Policisë kryen testin e alkoolit, i cili rezultoi 0.86 mg/l. Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi I. Y. u arrestua për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, si dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.