Punonjësi i policisë humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor, IEVP Korçë i shpreh ngushëllimet familjes

0

KORÇË- Personi që po shihni në foto është 45-vjeçari Krenar Çekiçi, i cili humbi jetën ditën e djeshme në ambientet e spitalit si pasojë e një aksidenti rrugor. Ai ishte punonjësi i burgut në Drenovë.

Aksident i rëndë ndodhi në aksin Korçë-Maliq, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën. Përmes një postimi në rrjetet sociale, IEVP Korçë i ka shprehur ngushëllimet familjes së viktimës.

“IEVP Korçë shpreh dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të punonjësit tonë, Krenar Çekici, i cili humbi jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti fatal.

Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij. Kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i respektuar në institucionin tonë. U prehtë në paqe”- thuhet në reagim.