7 nxënës grekë rrahin shqiptarin e vetëm, e filmojnë dhe hedhin pamjet në TikTok

0

7 nxënës në Greqi dhunojnë bashkëmoshatarin e tyre me origjhinë shqiptare në oborrin e një shkollë profesionale. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të enjten e kaluar në oborrin e një shkolle profesionale të mesme në Greqi, por është publikuar vetëm sot.

Top Channel shkruan se një grup prej të paktën 7 nxënësish kanë sulmuar një nxënës tjetër me origjinë shqiptare, duke e goditur vazhdimisht për disa minuta. Ata e kanë filmuar dhe më pas e kanë publikuar videon në rrjetet sociale.

Dhunimi është vazhdim i një incidenti më të vogël, që ka ndodhur dy javë më parë dhe sërish në të njëjtën shkollë, po me motive raciste. Tashmë çëshjten po e trajtojnë edhe autoritetet lokale të policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu