7 pjestarët e familjes ishin në gjumë, digjet gjatë natës banesa dy katëshe

0

Shpëtojnë për mrekulli 7 antarët e një familje në Milot. Banesa e tyre është përfshirë papritur nga flakët.

Burime bëjnë me dije se zjarri ka rënë rreth orës 03:00 të mëngjesit, kur brenda banesës ndodheshin 7 anëtarë të familjes.

Fatmirësisht të gjithë anëtarët kanë mundur që të dalin nga banesa pa pësuar lëndime serioze, ndërkohë që dëmet materiale që ka shkaktuar zjarri janë të konsiderueshme.

Ende nuk dihet me saktësi se çfarë e ka shkaktuar zjarrin brenda banesës, ndërkohë që po hetohet për shkaqet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu