8 dhjetori në PD, Këlliçi: Basha e mbushi sallën me studentë!

0

Kryetari në detyrë i Forumit Rinor të Partisë Demokratike RPD-së Belind Këlliçi është shprehur se kryedemokrati Lulzim Basha ka marrë nxënës për të mbushur sallën për 8 dhjetorin, pasi ndryshe sipas tij, nuk do ta bënte dot.

I ftuar në emisionin Task Force të moderatores Sonila Meço në Syri TV, Këlliçi theksoi se Basha në mënyrë të turpshme po tenton që të ndryshojë historikun e Partisë Demokratike.

“Partia e vulës nuk mbushte dot sallën. Kam informacione për diçka të tillë. Unë ta garantoj se nëse ka pasur ndonjë 17-vjeçar sot te statuja e Azem Hajdarit, është pjesë e forumit dhe e di shumë mirë historinë e PD, për të bërë ndryshimin e botëkuptimeve, për të bërë ndryshimin e madh mes PD së vulës dhe PD-së reale. Basha kishte retushuar Berishën. Edhe qeveria ka dashur ta deformojë historinë, duke shembur një konvikt dhe kjo politikë është e përbashkët mes Ramës dhe Bashës. Bashës nuk ia humb kush se ka qenë tre herë ministër, ka qenë kryetar i PD, por nuk mund të thotë se liberalizimin e vizave e bëra unë, anëtarësimin në NATO e bëra unë etj, që janë fakte se i ka bërë Sali Berisha,”- deklaroi Këlliçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu