Në ditën e 8-të të luftës, forcat ruse kanë pushtuar një nga qytetet e Ukrainës. Kherson ka rënë në duar e ushtarëve rus. Qyteti më i madh i Ukrainës, me 290.000 banorë është 300 milje në jug të kryeqytetit ukrainas, Kiev.
Kievi gjithashtu po sulmohet në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një shpërthim i fortë u dëgjua në të gjithë qytetin rreth orës 2 të mëngjesit. Qyteti port i Odessa, 125 milje në perëndim të Khersonit, po përgatitet gjithashtu për një sulm, pasi luftanijet e Vladimir Putinit u panë duke u larguar nga Krimea të mërkurën mbrëma. Kherson si Odessa është i rëndësishmë për nga ana strategjike pas është në hyrje të Detit të Zi , 260 milje në perëndim të enklavës separatiste pro-ruse Donetsk.
Edhe qyteti i Mariupol do të ketë të njëjtin fat. Sipas nënkryetarit të kësaj bashkie, qindra njerëz dyshohet se kanë vdekur në portin jugor të Mariupolit pas granatimeve të vazhdueshme, megjithatë nuk ka ende një shifër të saktë. Qyteti i dytë më i rëndësishëm i Ukrainës, Kharkiv është goditur nga bombardimet, teksa po ashtu Kievi vazhdon të jetë në shënjestër të raketave.
Delegacionet e dy vendeve pritet të takohen sërish mëngjesin e sotëm për të diskutuar për një armëpushim të mundshëm sot, teksa Moska deklaroi një ditë më parë se në tavolinë do të jetë edhe armëpushimi.
Sipas autoriteteve ukrainase, më shumë se dy mijë civilë u vranë në një javë lufte, teksa raportohet se një milion persona kanë lënë Ukrainën dhe janë zhvendosur në shtetet fqinje.