Kryeministri Edi Rama ka uruar 8 Marsin për të gjitha gratë dhe nënat shqiptare. Mesazhin e tij, Rama e nis për nënën e ndjerë, Aneta Rama e cila u nda nga jeta në vitin 2020. Rama uron nënën e tij e më pas të gjitha gratë, nënat dhe vajzat që janë në tokë. Ai i krahason të gjitha me lulet më të bukura të botës.
MESAZHI:
Mirmengjes, dhe me urimin e kësaj dite të nënës sime në qiell e të të gjitha nënave, grave, vajzave në tokë, të cilat janë lulet më të bukura të kësaj bote, ju dëshiroj të gjithëve një ditë të mbarë.
Nëna e kryeministrit u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare, në muajin gusht të 2020-ës.