8 pistoleta me pako postare drejt Anglisë, SPAK nis letërporosi në Britaninë e Madhe: Zbuloni kush ishte pritësi

0

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) u janë drejtuar autoriteteve angleze me një letërporoisi me qëllim zbulimin e pritësit të 8 pistoletave që u kapën në Portin e Durrësit. Armët u gjetën në një furgon dhe kishin si destinacion Anglinë.

Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se përmes letërporosisë, SPAK ka kërkuar që autoritetet britanike të verifikojnë personin pritës, që jeton në Angli. Emri i personit dhe numri i telefonit të tij ishte shënuar në pakon ku ishin future e mbështjellë pistoletat, por nuk është bërë publik. Furgoni ku u gjetën armët i përkiste agjencisë së transportit “Sihana Transport”.

Kjo kompani operon në vendin tonë që prej vitit 2021, por është e regjistruar edhe në Britaninë e Madhe, në zonën e Lutonit, ku pronar është Guxim Sefolli. Pronari jeton në Britaninë e Madhe, por në maj të vitit 2021 emri i tij u përmend nga një tjetër operacion i Policisë së Shtetit. Po në mjetet e tij u gjetën dhe u bllokuan 124 mijë paund, që po transportoheshin nga Britania e Madhe në drejtim të Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu