900 euro për të shkuar në BE, kapen duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm

0

Tre persona janë arrestuar nga policia e Korçës, pasi u kapën duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm.

Tre persona janë arrestuar nga policia e Pogradecit, pasi u kapën duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm. Gjatë operacionit të koduar “Perimetri” u vunë në pranga shtetasit K. N., 27 vjeç, G. Gj., 27 vjeç dhe R. M., 30 vjeç, të tre banues në Lezhë.

Policia thotë se tre personat janë kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Hudënisht, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në drejtim të Tiranës, me tre automjete, gjashtë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 900 euro secilit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu gjatë kontrollit të dokumentacionit të këtyre shtetasve, rezultoi se shtetasi K. N., drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe me kontratë qiraje të mjetit të dyshuar si të falsifikuar, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Prej disa vitesh, vendi ynë është përdorur si trnzit për emigrantët e vendeve të Lindjes së Mesme, për të shkuar drejt Bashkimit Evropian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu