99 vjeç! Ndërron jetë aktorja e njohur Betty White

0

Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare aktorja Betty White. Ajo është ndarë nga jeta ditën e sotme, në vigjilje të ndërrimit të viteve, ndërsa lajmi është konfirmuar nga familjarët e saj.

White po përgatitej për të festuar ditëlindjen e saj të 100-të më 17 janar. Përpara vitit të saj të 100-të, në janar, White tha se: Sekreti për moshën time? Epo evitoj sa më shumë perimet. Mendoj se po funksionon.

Ajo kishte sukses absolut me shfaqjen “The golden girls”, e cila përfundoi me 1992, ndërsa nuk mungoi në qindra filma, duke u bërë imazhi i “gjyshes amerikane”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu