Humbi jetën në aksident në Itali, miqtë dedikime prekëse për 34-vjeçaren shqiptare. Kohët e fundit ajo…

0

Humb jetën në një aksident të rëndë në Itali 34-vjeçarja shqiptare, e cila punonte në një kompani tekstile. Mediat italiane, referuar burimeve policore thonë se Fatma Core ishte në furgonin e kompanisë ku punonte i cili u përfshi në një aksident që rezultoi fatal për shqiptaren.

Furgoni, i cili drejtohej nga një 67-vjeçar, humbi kontrollin dhe doli jashtë rrugës, duke u përplasur me një pemë.

Pas vdekjes së Fatmës, miqtë dhe të afërmit shkruan mesazhe të shumta ngushëllimi edhe në rrjetet sociale.

“Më duket e pamundur – shkruan një mik i saj në Facebook.

“Unë ende nuk dua ta besoj, dua të të kujtoj gjithmonë kështu të buzëqeshur! Do të na lësh një boshllëk në zemër …”.

E reja me origjinë shqiptare, u rrit me familjen e saj në Casale di Scodosia shkruajnë mediat italiane. Mamaja e saj Hafsa, babai Besnik, motra Silvana dhe vëllai Hazri janë pikëlluar nga lajmi për humbjen e saj në moshë kaq të re. Fatma, falë punës së saj kishte arritur kohët e fundit të jetonte vetëm, në Saletto, së bashku me qenin e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu