Sot në Portin e Durrësit autoritetet shqiptare kanë arritur të sekuestrojnë një sasi të madhe parash, që besohet se është afër 2 milionë euro.
Shuma e madhe e parave është gjetur brenda në një kamion, i cili vinte nga Bari.
Shoferi i kamionit, që u arrestua sot, është Andon Thanasi.
Veç arrestimit të shoferit të kamionit Thanasi, në polici janë shoqëruar edhe shumë persona, të cilët janë marrë në pyetje për vlerën e madhe të sekuestruar në port.