Edhe kjo fundjavë me surpriza, ja si parashikohet moti të shtunën dhe të dielën

0

Për të gjithë ata që kanë planifikuar fundjavë buzë detit, e shtuna ofron diell dhe temperatura të përshtatshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në pjesën veriore e verilindore gjatë mesditës, do të shfaqen reshjet e shiut.

Ditën e dielë, moti do të nisë i kthjellët, por vranësirat në zhvillim përgjatë zonave malore dhe pranë tyre do të pasohen nga reshje shiu të përkohshme. Në lindje mundësi për shtrëngata me rrufe.

Era, do të mbizotërojë nga veriperëndimi e lehtë dhe gjatë së dielës e vrullshme në bregdet duke sjellë shtim të dallgëzimit të forcës 3 deri 4 ballë.

Temperaturat do të regjistrojnë si më poshtë vijon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu