Kapet shqiptari me 52 kg kokainë në kuzhinë

0

Një shqiptar kishte kthyer shtepinë në depon më të madhe të kokainës në Brechia, Itali.

Bëhet fjalë për një 45-vjeçar në zonën e Mazzano-s, ku edhe është zhvilluar dje operacioni blic i policisë italiane.

Shqiptari ishte i njohur për policinë italiane, pasi kishte kryer një sërë veprash penale.

Gjatë aksionit policor është gjetur sasia e madhe, prej 52 kilogramësh kokainë e pastër.

Në këtë zonë, llogaritet që 1 kilogramë kokainë të shitet 30 mijë euro dhe e gjithë droga shkonte me vlerë me më shumë se 1.5 milionë euro.

Menjëherë është vënë në pranga shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë publik dhe ai është dërguar në qeli në pritj për tu marrë në pyetje.

Sasia e madhe e kokainës është gjetur e paketuar në një mobilje në kuzhinë.

Policia ka sekuestruar edhe para, por thotë se nuk kanë lidhje me kokainën.